Arrestohet pas katër muajsh në arrati "skifteri" nga Fieri
Një 21 vjeçar është vënë në pranga ditën e sotme nga policia pasi prej katër muajsh ishte në arrati.

I arrestuari është Ergest Malajn dhe mbi të rëndon akuza e vjedhjes prej 1 milionë lekë të reja në një shtëpi në fshatin Lalar të Fierit.

Ngjarja ndodhi në tetë shtator të këtij viti.
\
Njoftimi i policisë:

Policia zbardh një ngjarje të ndodhur në datën 08.09.2018, ndalon autorin e dyshuar të vjedhjes së 1 milion lekëve (të reja) në një banesë në Lalar, Patos. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në vijim të punës për zbardhjen e ngjarjeve të ndodhura më parë, bën të mundur ndalimin e autorit të dyshuar të vjedhjes së banesës së shtetasit M.B.

U ndalua autori i dyshuar, shtetasi E.M, 21 vjeç, banues në Fier. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.
Shtuar më 30/12/2018, ora 14:06
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori