Arrestohet një tjetër person për ekzekutimin e shqiptarit në New York
Vazhdojnë hetimet në lidhje me vrasjen e Grei Frashërit, të riut shqiptar të ekzekutuar në Neë York.

Pas arrestimit të Anthony Valenti 35 vjeç me banim në Bensonhurst, janë zbuluar detaje të reja.

Policia amerikane ka arrestuar një të dyshuar të dytë në lidhje me vrasjes e shqiptarit Grei Frashëri, e shënuar gjatë këtij muaji në në “Bay Ridge”, Nju Jork.

Ai është Eric Cruz, 46-vjeça dhe sipas hetuesve, është personi që e ka qëlluar me thikë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen, raportojnë mediat amerikane. Eric Cruz rezulton person me precedentë të mëparshëm.Por pse u vra Grei?

Mediat amerikane shkruajnë se arsyeja për të cilën i riu shqiptar u ekzekutua, ishte për hesape droge.

35-vjeçari i arrestuar për vrasjen e Frashërit është arrestuar 10 herë në total, për motive të përfshirjes në hesape droge dhe drejtim të mjetit në gjendje të dehur. /albeu.com/
Shtuar më 25/09/2018, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori