Arrestohet një inspektor tatimesh dhe një zjarrfikës, posedonin armë dhe drogë
Gjatë mbrëmjes së djeshme, Forcat Shqiponja kanë vënë në pranga katër persona, mes tyre edhe një inspektor tatimesh dhe një zjarrfikës. Arrestimi i tyre u krye pasi u është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, një sasi lende narkotike e llojit kanabis sativa.

Gjatë kontrollit atyre iu gjetën edhe armë të ftohta. “Patrulla e Shqiponjave, e pajisur me kamera trupi, pas kontrollit vuri nën pranga 4 shkelësit e ligjit”, thuhet në njoftim, ndërsa ende nuk janë bërë me dije identitetet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 20/01/2016, ora 14:31

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori