Arrestohet një 28-vjeçar në Vlorë për vrasjen e Vasil Dervishaj
Policia e Vlorës ka bërë të mundur ndalimin dhe arrestimin e shtetasit Donel.SH., 28-vjeç banues në Vlorë.

I riu akuzohet për moskallëzim krimi në lidhje me vrasjen e Vasil Dervishaj.

Policia bën me dije se u krye ndalimi i tij pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me Vendimin Nr.169, datë 20.06.2018">2018, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në bur” për veprën penale Moskallëzimkrimi;, parashikuar nga neni 300 i Kodit Penal.

Bëhet fjalë për ngjarjen e datës 04.06.2018">2018, ku në lagjen Pavarësia mbeti i vrarë biznesmeni Vasil Dervishaj. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale.

Vrasja e biznesmenit, ndodhi pak para mesnatës së 5 qershorit tek ish-kombinati i peshkut në lagjen “Pavarësia” Vlorë, ku Dervishaj u qëllua disa herë me armë nga dy persona Ergest Avdiu 31 vjeç dhe Amarildo Çaushaj ndërsa ndodhej në mjetin e tij tip "Ford" me targa italiane "OD 476 AF" me të cilën po udhëtonte. /albeu.com/

Shtuar më 27/06/2018, ora 09:52
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori