Capital T me orë 13 mijë euro, thumbon kolegët: E kanë hup lezetin…

Është një nga reperët e preferuar të publikut. Capital T, së fundmi ka publikuar edhe këngën, “Malli m’ka marr”.

Reperi njihet për këngët e tij solo, madje ai kritikon kolegët e tij për bashkëpunimet që realizojnë.

“Ja kanë hup lezetin tu ba shumë bashkëpunime”, është shprehur ai.

Reperi ka treguar detaje edhe për koncertin e tij madhështor në Prishtinë.

Gjithashtu gjatë intervistës për T7 reperi zbuloi çmimin marramendës të orës që mbante në dorë. Ai tha se ora kushton 13 mijë euro./albeu.com/