Arrestohet një tjetër drejtues i policisë për kultivim droge
Pas arrestimit të shefit të rendit në Vlorë me akuzën e dekonspirimit të një operacioni antidrogë, sonte, ka rënë në pranga edhe një tjetër drejtues i policisë.

Gani Abazi, shefi i specialistëve të policëve të zonave në komisariatin e Tepelenës është arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Ai akuzohet se ka favorizuar trafikantët të kultivojnë dhe trafikojnë drogë në zonën e Tepelenës./Albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 23:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori