Arrestohet një shqiptar në Meksikë, udhëtonte me hanxhar në makinë…
Në Meksikë është arrestuar një shqiptar i cili akuzohet për aksidentimin e një gruaje police si dhe zotërim të objekteve të papërshtatshme.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i arrestuari ka përplasur me makinën e tij një grua police dhe u arratis nga vendngjarja.

Pas kontrollit të bërë në mjetin e tij u gjet një hanxhar dhe një pajisje përgjuese. I arrestuari pritet të merret në pyetje lidhur me ngjarjen.

Duke marrë parasysh faktin që i arrestuari është një shtetas i huaj, prokurori do t’u kërkojë autoriteteve federale të konfirmojnë statusin e tij të emigracionit./albeu.com/

Shtuar më 08/02/2017, ora 11:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori