Arrestohet ne Stamboll i shumekerkuari prej tete vjetesh
Pëlqej
Albeu.com
I shumëkërkuar nga Interpoli prej mëse tetë vjetësh, ka përfunduar në pranga 43 vjeçari Engjëll Zeqo. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat turke ku theksohet se Zeqo qëndronte në Turqi që nga viti 2001 me identitet tjetër. Ai akuzohet për vrasje të kryer tetë vjet më parë. Gjykata shqiptare e ka dënuar atë në mungesë me 15 vjet burg.

Pas informacioneve të mbledhura, policia e Stambollit ka organizuar një operacion në lagjen Gazi Osman Pasha në periferi të metropolit turk. Të informuar më parë nga pala shqiptare e cila kishte dërguar shenjat e gishtërinjve dhe fotografi të Zeqos, policia turke ka arritur ta arrestojë atë. Fillimisht Zeqo ka kundërshtuar duke thënë se nuk ishte ai personi që ata kërkonin. Ai mbante një pasaporte me identitet Durim Myrtaj. Pas identifikimit të fotografisë dhe shenjave të gishtërinjve, polica ka shoqëruar atë për në burgun e Metrisit në Stamboll.


Policia ka bërë të ditur se pas verifikimeve, Engjell Zeqo ka hyrë për herë të parë në Stamboll në vitin 2001. Ndërkohë, pritet që pas plotësimit të dokumentacionit përkatës, Zeqo do t’u dorëzohet autoriteteve shqiptare.
Shtuar më 03/11/2008, ora 15:56
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori