Arrestohet në Spanjë shqiptari i super kërkuar, vrau bashkëkombësin për prostituta
Policia e Katalonjës "Mossos de esquadra" në bashkëpunim me autoritetet
italiane kanë arrestuar shqiptarin e shumë kërkuar
Florenc Nishku, autori i vrasjes së Spino Binjakut.
Autoritetet
italiane informojnë se pas 11 vitesh i shpallur në kërkim është arrestuar në Spanjë
shqiptari 38 vjecar
Florenc Nishku.
Ai konsiderohet një kriminel i rrezikshëm e është dënuar nga drejtësia
italiane me burgim të përjetshëm si autor i vrasjes së shqiptarit
Spiro Binjaku.
VRASJA
Ngjarja kishte ndodhur mbrëmjen e 4 shtatorit në një parking në rrugën “Cavour” në Botticino Sera.
Florenc Nishku goditi në zemër me thikë një tjetër shqiptar, 25-vjeçarin
Spiro Binjaku. Vrasja, siç shpjegohet nga karabinierët, ndodhi në kulmin e një sherri lidhur me aktivitetin e shfrytëzimit të prostitucionit. Në të njëjtën ngjarje
Nishku theri edhe një burrë tjetër që ishte me viktimën.
ARRATIA
Pas krimit,
shqiptari u kthye në një fantazmë: ai kishte ndërruar emrin dhe jetonte midis Spanjës dhe Holandës, edhe falë mbulimit të të afërmve, miqve dhe një rrjeti të ngushtë miqsh në qytetin e tij Elbasan, qyteti i dytë më i madh në Shqipëri.
Nishku ishte në listën e të arratisurve më të rrezikshëm nga Ministria e Brendshme e Shqipërisë. Mossos d’Esquadra, policia katalanase, e ndaloi atë në Tarragona, ndërsa ishte në makinën e vëllait të tij. Ai u dërgua në burg duke pritur ekstradimin në Itali. /albeu.com/
Shtuar më 30/12/2018,
ora 13:32