Arrestohet në SHBA këngëtari i njohur shqiptar (FOTO LAJM)

Një këngëtar shqiptar është arrestuar në SHBA.

Nga të dhënat e para mësohet se ai është këngëtari Arjan Korkaj dhe është vënë në pranga se është kapur duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.

Korkaj është ndaluar nga policia pasi ka devijuar nga vijat e bardha dhe policia e ka shoqëruar në polici, me pretendimin se ishte i pirë.

Derisa të dalë përgjigja e analizave nëse Arjani ka qenë duke i dhënë makinës i dehur, këngëtari shqiptar është në ambjentet e paraburgimit në SHBA. /albeu.com/



Shtuar më 04/07/2017, ora 09:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori