Abuzimi i të miturës në Tiranë, 24-vjeçari përdhunoi vajzën e bashkëjetueses

Ramis Hysenji, 24 vjeç, me banim në Tiranë është vënë në pranga ditën e sotme. Ai akuzohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një të mitur të moshës 11-vjeçare.

Por ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që e mitura ishte vajza e bashkëjetueses së 24-vjeçarit.

Detajet e kësaj ngjarjeje të rëndë nuk janë bërë ende me dije.

Por sipas informacioneve paraprake, raportohet se 24-vjeçari banonte me mamanë e të miturës dhe ka ushtruar dhunë edhe ndaj saj e më pas i ka përdhunuar të bijën vetëm 11 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale./Albeu.com/ 


Shtuar 6.09.2023 13:41

Tags: