Arrestohet në Milano Kastriot Zhuba, masakroi një familje në 2012
Pëlqej
Arrestohet në Milano shtetasi Kastriot Zhuba, i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe i akuzuar për një vrasje të trefishtë, në Blinisht të Lezhës, në vitin 2012.

Ky i fundit ka vrarë pas një konflikti të çastit tre anëtarë të familjes Shtjefni dhe që nga ajo kohë ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Vrasja e trefishtë në Blinisht të Lezhës ka ndodhur në vitin 2012. Tre pjesëtarët e familjes Shtjefni janë masakruar nga Zhuba pas një konflikti të momentit. Kastriot Zhuba kishte marrë një armë dhe ishte vënë në pritje për të qëlluar ndaj Skënder Sallakut 30 vjeç, banor i Blinishtit, personi i cili kishte pasur konflikt me babain e tij. Pasi kishte mësuar kthimin nga Italia të Zhubës, 30 vjeçari Skënder Sallaku i druhej hakmarrjes dhe për këtë qëllim ruhej, ndërsa nuk qëndronte asnjë rast jashtë në orët e natës.

Kastriot Zhuba ishte vendosur para shtëpisë së Sallakut dhe në një moment ka tentuar të kalojë murin, por është përballur me plumbat e armës që mbahej nga 30 vjeçari, ku ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes tyre. Pasi nuk ka mundur të vrasë dhunuesin e babait të tij, Kastriot Zhuba është tërhequr dhe ka konsumuar alkool në një lokal në fshatin e tij, duke menduar për veprimet e radhës. Pasi ka konsumuar një sasi alkooli, Zhuba është drejtuar për tek makina e tij që ndodhej para lokalit, por në momentin e nisjes ka përplasur me makinë 24 vjeçarin Fatjon Shtjefni. Ky i fundit i ka kërkuar shpjegime për atë çfarë ndodhi, por është gjendur nën kërcënimet e Zhubës, i cili e ka goditur sërish me pjesën e pasme të makinës pas largimit drejt shtëpisë. Pas debatit mes tyre, 24 vjeçari Fatjon Shtjefni është drejtuar tek prindërit e tij, dhe së bashku me ta i janë afruar banesës së Zhubës. Kur janë ndodhur në hyrje të oborrit, 24 vjeçari i ka kërkuar Kastriot Zhubës të dalë jashtë, ndërsa 54 vjeçari Rrok Shtjefni mbante me vete edhe një pistoletë. Në këtë moment, Kastriot Zhuba ka dalë nga pjesa e pasme e shtëpisë sëbashku me një armë zjarri automatik dhe ka qëlluar menjëherë në drejtim të Fatjonit duke e lënë të vdekur në vend. Pasi ka parë djalin t’i vritej, Rrok Shtjefni ka tentuar të kundërpërgjigjet me armën e tij, por breshëritë e automatikut janë zbraz në drejtim të tij dhe bashkëshortes së tij.
Shtuar më 19/09/2014, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori