Arrestohet në flagrancë një shtetas për armëmbajtje pa leje
Nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë, është arrestuar në flagrancë shtetasi Romarjo Dardha, 20 vjeç, banues në Ishull Lezhë.

Ky shtetas dyshohet si poseduesi i 1 automatiku model 56 me një krehër me 20 fishekë si dhe 1 pushkë, që ishin të fshehura ku u gjetën dhe u sekuestruan gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij.

Kontroll i ushtruar pas njoftimit se në banesën e shtetasit N.D (babai i shtetasitarrestuar), kur e gjithë familja ishte në gjumë, është gjuajtur me armë zjarri.

Vazhdojnë hetimet për sqarimin nëse ndonjëra nga këto armë është përdorur për të qëlluar në drejtim të banesës së shtetasit N.D., si dhe për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vepren penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municioneve". /albeu.com/
Shtuar më 15/06/2016, ora 09:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori