Dy seantorë amerikanë i kërkojnë llogari Blinkenit për diskriminimit që Serbia po u bën shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Bashkëkryesuesit e Grupit për Çështje Shqiptare në Senatin e SHBA-ve, dy senatorët Joni Ernst dhe Gary Peters i janë drejtuar Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Antony Blinken, për Luginën e Preshevës dhe kauzën e drejtë të shqiptarëve etnikë atje.

Kështu ka njoftuar anëtar i bordit të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane Faton Bislimi, në faqen e tij të Facebook.

Ai ka paraqitur këtë letër me nënshkrimet e dy senatorëve.

Në letrën e tyre, sipas tij, senatorët i kërkojnë Sekretarit të Shtetit që të hap temën e çështjes shqiptare në Luginë në secilin komunikim apo takim me autoritetet serbe.

“Letra potencon faktet tanimë të vërtetuara ndërkombëtarisht – qoftë përmes Raporteve të vet Departamentit të Shtetit apo edhe Rezolutës së Parlamentit Evropian të Majit 2023 — për diskriminimin shtetëror ndaj shqiptarëve në Luginë, me theks të veçantë, pasivizimin e adresave si metodë administrative e spastrimit etnik”, ka shkruar Bislimi.

Tutje, në letër kërkohet realizimi i Planit Shtatëpikësh për të drejtat shqiptare në Luginë i pranuar edhe nga Serbia qysh më 2013.

“Që nga ajo kohë, qeveria në Beograd ka bërë progres të limituar në implementimin e këtij plani. Asnjë nga pikat prioritare të planit nuk është realizuar në tërësi, e tek përfaqësimi në institucione qeveritare, nuk ka pasur aspak progres,” thuhet në letër.

Letra senatoriale vije pak muaj pas letrës kongresionale të Kongresistëve Himes e Torres, po ashtu për Luginën, drejtuar Sekretarit Blinken. /Gazeta Express


Shtuar 12.09.2023 10:27