Arrestohet në Durrës 48-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar
Pëlqej
Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për "vrasje" nga drejtësia italiane është vënë në pranga. Strukturat e Forcës së Posaçme dhe të Interpolit në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me strukturat e Komisariatit të Policisë Shijak në Durrës, kanë bërë të mundur arrestimin e shtetasit Haki Aleksi, 48 vjeç, banues në Xhafzotaj.

Ky shtetas është dënuar nga Gjykata e Apelit në Genova të Italisë me 17 vjet e 1 muaj burg, për kryerje të veprave penale “Vrasje”, “Pjesëmarrje ne organizata kriminale”, “Trafik droge” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”. Materiale proceduriale i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për ndjekje të mëtejshme, me qëllim ekstradimin e tij drejt shtetit fqinj. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2014, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori