Arrestohet në Berat i riu që rrëmbeu dhe grabiti me dhunë një person
Policia e Beratit ka vënë në pranga një të ri, pasi dyshohet si autor i rrëmbimit dhe grabitjes së një shtetasi.

I arrestuari është 28-vjeçari, Aurel Etemaj, i cili sipas policisë një javë më parë në lagjen Uzovë të qytetit ka rrëmbyer dhe grabitur me dhunë shtetasin B. Hasani.

28-vjeçari Etemaj akuzohet për vjedhje me dhunë dhe heqje të paligjshme të lirisë.

Ndërkaq materialet iu referuan Prokurorisë për ndjekje të metejshme të rastit.
Shtuar më 14/02/2014, ora 23:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori