Arrestohet italiani në Berat, kapet me heroinë, kanabis e armë zjarri
Një shtetas italian është arrestuar mëngjesin e ditës së sotme në Berat, pasi u kap me dy lloj drogash, heroinë dhe kanabis. Atij iu gjet në makinë edhe një armë zjarri.

Sipas policisë, ai quhet Fabrizio Polidori, 46 vjeç.

Arrestimi ndodhi në lagjen 11 shkurti, gjatë kontrollit të makinës së tij nga policia.

Njoftimi i Policisë së Beratit

Më datë 02.11.2016, Policia e Beratit në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kuçovë, në bazë të një pune të mirëorganizuar kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Fabrizio Polidori, 46 vjeç, shtetas italian, rezident në lagjen “11 Shkurti”, Kuçovë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative se automjeti me targa AA755OF kishte lëndë narkotike, menjëherë shërbimet e policisë janë organizuar dhe në lagjen "11 Shkurti", kanë ndaluar automjetin i cili drejtohej nga shtetasi Fabrizio Polidori.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në pjesën e bagazhit u gjetën dhe sekuestruan:

1 armë zjarri pistoletë EKOL, kalibër 9 mm; 49 copë fishek; 2 mbështjellje me alumin dhe natriban ku në brendësi të tyre kishte material të dyshuar si Cannabis Sattiva si dhe një sasi materiali pluhur me ngjyre kafe të dyshuar si lendë narkotike heroinë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve" dhë "Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 283 dhe 278/2/3 të Kodit Penal./Albeu.com/
Shtuar më 03/11/2016, ora 08:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori