Arrestohet mashtruesi, jepte ndeshje të "sigurta" në këmbim të parave në Facebook
Të blutë e Tiranës kanë arrestuar gjatë ditës së sotme një 21¬vjeçar, i cili ka mashtruar me qindra bastexhinj, duke pretenduar se dinte rezultate të ndeshjeve të trukuara në futboll.

Sipas policisë, ai është 21-vjeçari A.S. banues në Tiranë. Ai dyshohet se kishte hapur një faqe në “Facebook” dhe përmes saj pretendonte se dinte ndeshjet e trukuara.

Qytetarë të ndryshëm i shkruanin dhe ai në këmbim të parave u jepte rezultate ndeshjes futbolli “të sigurta”, duke i mashtruar. /Albeu.com/
Shtuar më 02/09/2016, ora 18:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori