Arrestohet Maradona nga Pogradeci, aksidenton rëndë 2 pasagjerë
Ditën e djeshme në aksin Korçë –Pogradec ka ndodhur një aksident ku kanë mbetur të plagosur rëndë dy burra.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se një automjet tip “Peugot” me targë AA 406 GR që drejtohej nga shtetasi Maradona Palla, 35 vjeç, banues në fshatin Hudënisht ka dalë nga rruga dhe për pasojë janë janë dëmtuar shtetasit G.A, 46 vjeç dhe J.J, 35 vjeç, të dy banues në Hudënisht.

Dy të plagosurit ishin pasagjerë në këtë mjet, ndërsa pas aksidentit janë dërguar në Spitalin e Pogradecit nën kujdesin e mjekëve.

Policia thotë se drejtuesi i mjetit ka qenë në gjendje të dehur. Ai është arrestuar menjëherë pas aksidentit për veprat penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec./albeu.com/


Shtuar më 17/02/2017, ora 11:08

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori