Kapet sasi rekordi kokainë në Spanjë

Pesë persona u arrestuan kur një varkë peshkimi me dy ton kokainë u kap në Ishujt Kanarie nga autoritetet spanjolle.

Anija e vogël e quajtur Akt1 u ndalua nga një anije e rojes bregdetare spanjolle në pjesën jugore të vendit. Operacioni u drejtua nga qendra operacionale e analizës detare dhe agjencia ndërkombëtare që bashkërendon operacionet evropiane kundër trafikimit të drogës.

Nëse kjo shifër konfirmohet, atëherë mund të cilësohet si kapja më e madhe e kokainës përgjatë muajve të fundit në Evropë. Ata u shoqëruan nga autoritetet e Las Palmas në Gran Canaria.

Gazeta lokale spanjolle El Dia raportoi se policia sekuestroi të paktën dy ton kokainë, që vlerësohet të ketë vlerën e rrugës prej 50 milionë euro. Një zëdhënës i Gardës Civile spanjolle bëri të ditur se sasia mund të jetë edhe më e madhe se kaq. Pesë të arrestuarit u lanë në paraburgim në Las Palmas.


Shtuar 17.04.2022 11:44