Arrestohet malazezi në Shkodër, 5 euro për të shmangur gjobën
Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një shtetas pasi ka tentuar ti japë ryshfet punonjësit të policisë rrugore me qëllim me qëllim mos vënien e masës administrative.

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore në Komisariatin e Policisë Shkodër, bënë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit malazez, konkretisht:

Nikola Pejoviç, 23 vjeç banues në Podgoricë, Mali i Zi.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi:

Në datë 21.02.2017, në aksin rrugor Shkodër-Koplik, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip SKANIA (kamion) me targa PG-FR 544, i ka ofruar 5 Euro punonjësit të policisë rrugore me qëllim që ti shmangej masës administrative pasi po qarkullonte pa rrip sigurimi.

Nga Seksioni Kundër Korrupsionit në D.V.P-Shkodër, u kryen të gjitha veprimet hetimore ku shtetasi u arrestua në flagrancë për veprën penale "Korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike" parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal./albeu.com/

Shtuar më 21/02/2017, ora 14:36

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori