E FUNDIT/ Rekord! COVID-19 u merr jetën 19 shqiptarëve në 24 orët e fundit
Arrestohet "makthi" i Tiranës, grabiste me dhunë çantat e grave
Policia e Shtetit ka njoftuar se ka vënë në pranga një 23-vjeçar i cili ishte kthyer në një terrorizues në Tiranë.

Sipas polciisë shtetasi D.L ëhstë arrestuar pasi mbi të rëndojnë akuzat e tre "vjedhjeve me dhunë".

Njoftimi:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Çanta“ nga shërbimet e Komisariati të Policisë Nr.6.

Ndalohet një 23-vjeçar si autor i dyshuar i tre “Vjedhjeve me dhunë”.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 në kuadër të operacionit policor të koduar “Çanta” bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit:

D. L., 23 vjeç.

Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera, dyshohet se ky shtetas në periudha të ndryshme kohore ka vjedhur me dhunë tre shtetase, duke ju marrë forcërisht çantat e krahut dhe aparatin celular.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” të parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal në ngarkim të shtetasit të mësipërm.
Shtuar më 26/01/2019, ora 11:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori