Zyrtari i lartë i mbrojtjes amerikane: Rusia ka lëshuar më shumë se 160 raketa

Rusia ka lëshuar në total më shumë se 160 raketa për sulme ajrore, u tha gazetarëve sot një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.

Shumica e raketave, sipas tij, janë raketa balistike me rreze të shkurtër veprimi, por sulmet totale ajrore përfshijnë një përzierje raketash me rreze të mesme veprimi si dhe raketa lundrimi.

Për momentin, zyrtari tha se SHBA nuk po sheh një shtytje më thellë ose më tej në Perëndim./albeu.com

 


Shtuar 24.02.2022 22:50

Tags: ,