Arrestohet Emiljano Shullazi dhe kushëriri i tij, ja akuzat që rëndojnë mbi ta
Pas shoqërimit mbrëmjen e djeshme në polici, të Emiljano Shullazit mësohet se është arrestuar pas një urdhri të Prokurorisë së Krimeve të Rënda edhe kushuriri i tij Blerim Shullazi dhe shoku i tij Gilmando Dani.

Ai bashkë me shokët e tij akuzohet për "shtrëngim dhe dhënie pasurie" dhe "shkatërrim prone me eksploziv". Pritet që Shullazi të merret në pyetje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Emiljano Shullazi, person me precedentë penalë u shoqërua ditën e djeshme në mbrëmje nga Policia e Tiranës për deklaratat që ish-kryeministri Berisha bëri ndaj tij në një konferencë me gazetarët.

Ky i fundit deklaroi se Emiljano Shullazi kishte kërcënuar kandidatin për rektor të UT-së, Mynyr Konin që të tërhiqej nga gara, në të kundërt do t’i merrte peng fëmijët.

Policia dhe prokuroria nisën të lëvizin dje rreth mesditës pas një konference për shtyp të Sali Berishës. Në një dalje të pazakontë për mediat, ditën e shtunë në drekë, Berisha tha se Emiljano Shullazi ka kërcënuar se do ti zhdukë djalin një kandidati për rektor në Universitetin e Tiranës.

Pas arrestimit, Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Lllalla thirri me urgjencë një mbledhje rreth orës 23, ku ishin të pranishëm edhe kreun e Policisë së Shtetit, Haki Çako dhe zyrtarë të tjerë të organeve hetimore. Në mbledhje morën pjesë edhe kreu i Prokurorisë së Tiranës, Petrit Fusha dhe shefi i Krimeve të Rënda.

Pas kësaj mbledhje ka ardhur edhe arrestimi i Shullazit dhe i dy shokëve të tij, Gilmano Dani dhe Blerim Shullazi.

Por siç bëhet e ditur nga Prokuroria dy veprat që po hetohet aktualisht Shullazi është ajo e vendosjes gjobe dhe shkatërrim prone me eksploziv. /albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 10:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori