Kultivonin kanabis, arrestohet kryeplaku bashkë me të birin
Arrestohet kryeplaku i fshatit Penkovë bashkë më të birin pasi iu gjetën në oborrin e shtëpise bimë narkotike.

Shërbimet e Stacionit Policor Selenicë në bashkëpunim me Seksionin e Narkotikëve, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, pas kontrollit të ushtruar përreth një banese në fshatin Penkovë, Bashkia Selenicë, u konstatun të mbjella bimë dhe fidanë të dyshuara të llojit cannabis sattiva.

Menjëherë, Policia ka arrestuar pronarët e banesës si autorë të dyshuar në lidhje me kultivimin e tyre.

Arrestohen në flagrancë shtetasit:

A. N., 57 vjeç, me detyrë – Kryeplak i Fshatit Penkovë.
V. N., 23 vjeç, banues në të njëjtën banesë.
(babë e birë)

Materialet iu referuan Prokurorisë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim dhe “Shpërdorimi i detyrës”.



Shtuar më 13/06/2019, ora 16:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori