Arrestohet kryeplaku në Gjirokastër pasi i gjenden në banesë municione
Policia e Gjirokastrës ka arrestuar kryeplakun e fshatit Seniçan të Njësisë Administrative Deçan në Këlcyrë pasi akuzohet për amrëmbajtje pa leje.

Përparim Çangollari 65-vjeç është arrestuar pasi gjatë kontrollit në banesën e tij është gjetur një armë e tipit “Kallashnikov” si dhe 18 fishekë të cilat i mbante pa leje.

Ndaj tij pritet të jepet masa për veprën penale “mbajtje e amrëve pa leje”.
Shtuar më 21/11/2019, ora 21:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori