Një i ri, i mbetur i plagosur në aksidentin e ndodhur këtë të premte në
Kukës, ka ndërruar jetë.
Burime nga
policia lokale thanë se 27-vjeçari Gëzim Gjana ndërroi jetë në spital në Tiranë, ku u transportua pas aksidentit.
Një italian, drejtuesi i një prej mjeteve të përfshirë në incident akuzohet se ka qenë shkaktar i përplasjes. A.C. 35 vjeç banues në Itali, është vënë në masën e arrestit nga
policia për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, ndërsa materialet tashmë i janë referuar Prokurorisë së Rrethit, thanë
burime zyrtare nga
policia. /albeu.com/
Shtuar më 26/08/2018,
ora 16:18