Arrestohet nga policia pas operimit ne Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë
ish-volejbollisti i kombëtares shqiptare, Arjan Korça. Nga stomaku i tij mjekët nxorën 30 qese me 250 gram kokainë.
Lënda e
nxjerre pas operacionit i cilësuar si i cuditshem nga mjeket ka vënë ne lëvizje policine e kryeqytetit. Sipas policisë, rezulton se i arrestuari kishte dy javë që kishte ardhur nga Amerika e Jugut, konkretisht nga Argjentina, ku mendohet se ka gëlltitur
qeset e mbushura me kokainë. Më pas, është nisur drejt Shqipërisë.
Por dhe pse ka dy javë që ka mbërritur në vendin tone,
ish-volejbollisti nuk ka mundur të nxjerrë
qeset me droge që ndodheshin në stomakun e tij. Vete i arrestuari ka pohuar se i ka gelltitur
qeset me vullnetin e tij, ndersa u paraqit ne spital pas shqetesimeve te shumta ne stomak dhe dyshimit se
qeset me
kokaine mund te ishin care.
Policia ne bashkepunim me krimet e renda mesohet të kenë nisur tashmë hetimet për llojin e ri te trafikut drejt Shqipërisë.
Shtuar më 13/11/2010,
ora 11:37