Arrestohet ish-kreu i Hipotekes se Shqiperise, abuzoi 500 mijë dollare
Albeu.com
Ish-drejtori i përgjithshëm i Hipotekave në Shqipëri deri në vitin 2005, është marrë i pandehur nga Prokuroria për akuzën e “vjedhjes duke shpërdoruar detyrën”. Burime të Gazetës Shqiptare thanë se Gazmend Zeneli është ...... marrë dje zyrtarisht i pandehur, ndërsa hetimet kishin disa muaj që kishin nisur nga Task-Force e Prokurorisë së Tiranës. Të njëjta burime thanë se bëhet fjalë për shitjen nën kosto të një objekti plus truall shtetëror. “Nga shitja e shkaktuar jashtë rregullave dhe ligjeve, shteti ka pësuar një dëm prej 500 mijë USD”, ka thënë një prej hetuesve të çështjes, i cili nuk ka preferuar të prononcohet me emër. Burimet nuk konfirmonin të kishin kërkuar apo të kishin gati ndonjë urdhër arresti për ish-kreun e hipotekave, i cili mësohet se është në hetim në gjendje të lirë.
Hetimi është iniciuar nga një qytetar, i cili ka shprehur pretendimet e tij por edhe ankesën se trualli ishte shitur “për një kore bukë”. Task-Force e Prokurorisë nisi hetimet dhe verifikimet. Burimet e Gazetës thanë se bëhet fjalë për shitjen e truallit të ish-parkut të autobusëve, që në atë kohë mund të realizohej edhe nga zyrat e Kadastrës. Nga verifikimi i faturave të shitjes rezultonte se çmimi ishte shumë më i ulët sesa tarifat fikse për trojet shtetërore të vendosura me ligj.
Akuzat ndaj ish-krerëve të hipotekave për shkelje që nisnin nga mbivendosjet e pronave apo abuzimet me pronat shtetërore, kanë qenë të shumta në 2-3 vjetët e fundit. Në marsin e vitit 2006, për shkak të dyshimeve për abuzime u shkarkuan 8 regjistrues dhe kreu i Hipotekës së Tiranës, Kaloshi. Dy vjet më parë, për skandalin me pronat në ‘Gjirin e Gjeneralit’ u ndaluan ish-kreu i AKKP-së dhe zyrtarë të lartë të Hipotekës.
Shtuar më 30/05/2010, ora 11:21
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori