Arrestohet Idajet Beqiri
Arrestohet në Kosovë kryetari i Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar, Idajet Beqiri. Ndalimi i 61 vjecarit është bërë në pikën e kalimit kufitar të Vermicës, duke hyrë në shtetin kosovar paraditen e së enjtes.

Ndalimi i tij erdhi pas një urdhërndalimi të nxjerrë nga drejtësia belge, e cila e ka shpallur në kërkim për akuzën e “nxitjes të urrejtjes ndëretnike”.

Beqiri, sipas Portalit Albeu, ka qenë sekretar politik i Armatës Kombëtare Shqiptare (AKSH) dhe mendohet se ka vepruar në Belgjikë, ku nga qyteti i Namurit ka lëshuar thirrje që sipas autoriteteve belge nxisnin thirrje ekstremiste ndëretnike. 9 vite më parë, Idajet Beqiri u arrestua nga policia gjermane me të njëjtën akuzë.

Nga hetimet e kryera nga drejtësia belge rezulton se kryetari i Unitetit Kombëtar nëpërmjet mjeteve të ndryshme informuese dhe veprimeve te tij, ka nxitur urrejtje ndërmjet popullit shqiptar dhe atij maqedonas në Maqedoni. Së bashku me Gafur Adilin dhe Taip Mustafain. Idajet Beqiri u gjykua dhe nga drejtësia shqiptare vite më parë. /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2012, ora 21:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori