Arrestohet i shumëkërkuari për tjetërsimin e pronave në Lezhë
Pëlqej
Një tjetër person është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është i përfshirë në skemën e tjetërsimit të pronave në Lezhë.

I arrestuari është Lekë Frroku, i cili është ndaluar në afërsi të Rinasit gjatë një kontrolli të rastësishëm.

Sipas informacioneve në momentin e arrestimit Lekë Froku ka qenë në shoqërinë e dy femrave.

Mësohet se Frroku ka qenë një ndër organizatorët e skemës së tjetërsimit të pronave.

Skema

Sipas policisë zyrtarët dhe ish-zyrtarët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë abuzuar me detyrën dhe kanë falsifikuar, tjetërsuar dhe përvetësuar 234,548 m2 tokë shtetërore ranishte në zonën bregdetare Shëngjin, tek vendi i quajtur “Rana e Hedhun”.

Kjo sipërfaqe është shndërruar me dokumenta të falsifikuara nga tokë shtetërore në bregdet, në tokë arë dhe pemtore. Më pas është rregjistruar në Zyrën e Regjistrimit të Pasurisë së Paluajtshe Lezhë (ZRPP), duke përfituar padrejtësisht në interes të tyre dhe personave të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 21/03/2018, ora 18:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori