Arrestohet i shumëkërkuari, biznesmeni Lul Berisha
Albeu.com
Falë një bashkëpunimi mes policisë maqedonase dhe asaj shqiptare sot në mesditë në Tetovë ëhstë mundësuar arrestimi i Lul Berishës. Për të ekzistonte dhe një mandat arresti ndërkombëtar.Prangosja e tij është konfirmuar nga policia shqiptare ndërkohë që bëhet e ditur se policia maqedonase e mbantë atë prej disa ditësh nën mbikqyrje. Bashkë me të janë arrestura edhe personat që po shoqëronin. Biznesmeni Lulzim Berisha është kreu i një organizate kriminale 6 anëtarë te së cilës janë prangosur muajin e kaluar. Kjo organizatë e përbërë nga dy krahë kundërshtarë të drejtuar nga i sapo arrestuari Lul Berisha dhe Indrit Dokle u vu nënhetim menjëherë pas 3 Korrikut. Berisha, Dokle si dhe një i vrarë Klodian Saliu akuzohen për organizimin dhe drejtimin e organizatës e cila është përgjegjëse për një sërë krimesh si vrasje, prostitucion trafikim ndërkombëtar armësh dhe droge. Klodian Sali u vra pas ndarjes së bandës për mosmarrëveshje. Autorët e tij ende nuk janë zbuluar. Sipas policisë bandat ehde pse ishin kundërshtare të mëdha bashkpunonin me njëra tjetrën.
Sonila Kella, Gazeta Start
Shtuar më 06/04/2006, ora 17:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori