Arrestohet i riu që qarkullonte me armë pa leje (FOTO LAJM)

Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 5 kanë arrestuar në flagrancë shtetasin Mirush Jaku, 27 vjeç, banues në Tiranë, të cilit i'u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë, e tipit "Zastava", me një krehër me tre fishekë.

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit". /albeu.com/

Shtuar më 17/06/2016, ora 10:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori