Arrestohet i riu që dhunoi një vajzë në Lezhë
Pas denoncimit të ardhur nga familjarët e një vajze të dhunuar, policia e Lezhës e ka vënë në pranga. Teksa e reja e refuzonte prej kohësh, Endrit Jaku së bashku me një person tjetër, e kanë kërcënuar dhe dhunuar.

Endrit Jaku, me banim në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës, u arrestua pas denoncimit të bërë ndaj tij. Në ngarkim të Jakut ka bërë kallëzim shtetësja me iniciale Sh.Gj., e cila ka thënë në polici se 20 vjeçari së bashku me një person tjetër kanë përndjekur, kërcënuar dhe dhunuar motrën e saj.

Duke e ndjekur, ata e kanë shtrënguar me shall në fyt duke tentuar që ta mbysin. Lidhur me këtë ngjarje, në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për veprën penale të “Përndjekjes”. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2015, ora 10:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori