Luana Vjollca shfaqet në kopertinën e gazetës prestigjoze arabe (FOTO LAJM)

Moderatorja e njohur, Luana Vjollca është një nga vajzat më të komentuara të ekranit. Krahas një karriere si prezantuese, Luana gjithashtu ka provuar vetën edhe si këngëtare dhe numëron disa këngë.

Në Instagramin e saj, ajo numëron mbi dy milionë ndjekës. Por, fama e saj ka depërtuar edhe përtej kufijve, kjo pasi së fundmi Luana ka pozuar për ballinë e revistës së njohur arabe “Ounousa”, për të cilën ka dhënë edhe një intervistë. Ka qenë vetë Luana që ka ndarë disa foto në Instastory, duke treguar suksesin.

“Luana Vjollca, një yll shqiptar që thyen stereotipin femrave në vendin e saj, dhe jep shembull për shumë femra në mbarë botën”, ka shkruar ndër të tjera revista arabe në njërin nga postimet në Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by LUANA VJOLLCA (@luanavjollca)