Arrestohet hakersi, publikoi lajmin e rremë për vdekjen e Berishës
Policia e Tiranës arreston një 24 vjeçar i cili nderhyri në faqen e Top Channel një vit më parë, duke publikuar lajmin e rremë të vdekjes së Sali Berishës.

“Vdes Sali Berisha nga një atak në zemër,” ky ishte lajmi i publikuarfaqen e televizionit më të madh në vend.

Hakersi Jurgen Masati akuzohet edhe për klonim të kartave Supersport dhe Digitalb. Gjykata e ka lënë në burg pa afat, ndërkohë që policia ka hetuar për më shumë se një vit për të zbuluar autorin e lajmit të rremë ndaj kryeministrit. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2013, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori