Arrestohet Guvernatori Ardian Fullani dhe kryeinspektorja Golemi
Pëlqej
E PËRDITËSUAR - Policia e Tiranës ka arrestuar Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullanit dhe kryeinspektorja e BSH, Elivar Golemi, e cila dy herë me rradhë nuk iu përgjigj parlamentit të jepte sqarime në lidhje me vjedhjen në BSH.

Arrestimi i Fullanit është bërë me vendimt të Gjykatës së Tiranës, e cila ka pranuar kërkesën e Prokurorisë për masën e arrestit me burg, njoftojnë burime të Portalit Albeu.com nga Prokuroria e Tiranës.

Ardian Fullani është arrestuar në ambientet e Bankës së Shqipërisë, në sheshin Avni Rrustemi ndërsa pas arrestimit është dërguar në Drejtorinë e Policisë së Qarqkut të Tiranës.

Sipas informacioneve parapraket mësohet se arrestimi ka në qendër të tij skandalin e vjedhjes së 713 milionë lekëve nga Thesari i Shtetit, ndërsa i është drejtuar akuza "shpërdorim detyre".

Arrestimi ka ardh pas dëshmisë kyçe të dhënë sot në Prokurori nga Ermelinda Meksi dhe Ela Golemi, anëtare të Këshillit Mbikëqyrës, siç duket ka ardhur dhe arrestimi i Fullanit.

Me dy arrestimet e sotme, shkon në 19 numri i të arrestuarve në lidhje me super skandalin e vjedhjes së BSH-së. /albeu.com/

AVOKATI MAKS HAXHIA: Nuka kam informacion për arrestimin
Menjëherë pas arrestimit të Guvernatorit Fullani avokati i tij Maks Haxhia ka tentuar ta takojë dhe të konsultohet me të.

Në një prononcim për mediat ai shprehet i irrituar për mënyrën si është bërë arrestimi i Guvernatori. Sipas avokatit ai ende nuk ka një informacion nëse bëhet fjalë për arrestim apo ndalim.

"Në momentin që një person ndalohet apo arrestohet ai ka të drejtë që të thërrasë avokatin. Unë paraqita kartën e identitetit u prezantova dhe kërkova të takohem por nuk munda. Me irriton fakti që kur ma bëjnë mua që jam kryetar i avokatëve imagjino kolegëve të mi", u shpreh avokati.
Shtuar më 05/09/2014, ora 21:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori