Arrestohet guvernatori dhe tre bashkepunetoret e tij
Albeu.com
Njësitet e policisë së EULEX-it dhe të Kosovës, kanë arrestuar sot paradite guvernatorin e Bankës Qendrore të Kosovës, Hashim Rexhepin, me dyshimet për korrupsion, marrje ryshfeti, shmangie nga tatimi, ushtrim ndikimi dhe shpëlarje parash.Arrestimi është kryer rreth orës 10:15 minuta, ndërsa njësitet e hetuesisë kanë bastisur zyrat e Bankës Qendrore dhe të pronave private të disa të dyshuarve që nga ora 06:00 e mëngjesit të sotëm. “Që nga ora 06:00 e mëngjesit oficerët e Policisë së Kosovës, që janë pjesë e Task Forcës Kundër Korrupsionit, kanë bastisur shtatë lokacione, përfshirë banesat private të katër të dyshuarve, ndër të cilat edhe ajo e Guvernatorit të Bankës Qendrore të Kosovës, zyrat e Bankës Qendrore të Kosovës si dhe një kompani private”, thuhet në një komunikatë të lëshuar nga EULEX-i.

Sipas burimeve, Rexhepi dyshohet se në bashkëveprim me zyrtaren e lartë për mbikëqyrje financiare në BQK, Shkëndie Himaj, drejtorin e Departamentit të sigurimeve të detyruara në Shoqatën e Kompanive të Sigurimeve të Kosovës, Ismet Jashanica dhe Ibish Mazrekun, ish-zyrtar në BQK, kanë kryer vepër penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare, ushtrim të ndikimit, pastrim parash, shmangie nga tatimi dhe marrje ryshfeti në shumë raste. Burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës, e cila ka nisur hetimet në këtë rast që nga viti 2008, e kanë konfirmuar arrestimin e të dyshuarve.
Shtuar më 24/07/2010, ora 00:05
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori