Arrestohet grabitësi i dytë i argjendarisë në Tiranë
Pëlqej
Policia e Tiranës arreston autorin e dyte të dyshuar për grabitjen e argjendarise në pronësi të vazjës së Rrapo Sinanajt, vrarë gjatë një grabitje të ngjashme në 2011.

Në pranga ka rënë Klodian Hoxhaj i cili dyshohet se në bashkëpunim me një tjetër person kanë hyrë në argjendarinë e familjes Sinanaj në rrugën e Dibrës dhe pasi dhunuan pronaren morën sende me vlerë, në shumën rreth 50 mijë euro, duke u larguar me armë në dorë në sytë e shumë dëshmitarëve të cilët i kërcënuan duke qëlluar me armë në ajër.Më 10 gusht u arrestua autori i parë i grabitjes.
Shtuar më 16/08/2014, ora 11:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori