Arrestohet grabitësi i dokumenteve të censusit
Arrestohet Lorenc Lumani, pasi akuzohet për vjedhjen e dokumentave të censusit. 29-vjeçari ka vjedhur kutitë me formularë të censusit në ambientet e godinës së komunës Piskovë të Përmetit.

Sipas policisë Lumani pasi ka hapur derën e jashtme të godinës ka shqyer derën e zyrës ku ndodheshin formularët e censusit ku ka marrë dy kuti për ti fshehur më pas në banesën e tij.

Policisë i janë dashur 15 orë për të zbardhur këtë ngjarje dhe për të vënë në pranga autorin.

Në banesën e tij u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 kutitë me formularët e rregjistrimit të popullsisë dhe banesave.

Sipas uniformave blu në njërën prej kutive mungonin dy formularë të cilat 29 vjeçari i kishte fshehur në një vend tjetër për t`i përdorur për qëllime shantazhi ndaj atyre që e kishin pushuar nga puna.
Shtuar më 27/10/2011, ora 10:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori