Një efektiv i policisë ka përfunduar në pranga i akuzuar për korrupsion pasiv.
Shërbimi për Çëshjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlore kanë goditur një rast te korrupsionit pasiv në rradhët e policisë kufitare.
SHÇBA kishte rregjistruar procedimin penal ne Prokurori mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar me heret.
Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të dokumentohej ky aktivitet pasditen e sotme.
Strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë Bledar Shelen, 39 vjeç, me detyre kontrollor në Stacionin e Policisë Kufitare Port Vlore.
Efektivi i pikes se
kalimit kufitar dyshohet se i kerkoi 100 euro nje shtetasi per te lejuar te vijonte udhetimin drejt Italise, duke pretenduar se nuk permbushte teresisht kushtet e
kalimit të lirë ne zonen Shengen.
Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarit iu sekuestruan një sasi prej 100 eurosh, ne cilesine e proves materiale.
Shtuar më 16/12/2017,
ora 23:59