Arrestohet djali i ish-pronarit të firmës piramidale “Vefa”
Policia e Tiranës ka vënë në pranga djalin e Vehbi Alimuçaj, ish-pronarit të firmës piramidale.

Mësohet se djali i tij, Artan është dënuar nga gjykata me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

Nga hetimet rezulton se Artan Alimuçaj ka pasur një llogari bankare në Hungari në shumën 647 mijë dollarë.

Po ashtu edhe babai i tij Vehbi Alimuçaj rezulton se ka pasur një llogari bankare me 328 mijë dollarë, të cilat dyshohet se kanë prejardhje nga aktiviteti i paligjshëm “Mashtrim” në vitin 1997, kohë kur u rrëzua skema e tij piramidale.

Njoftimi i policisë

Më datë 06.07.2017, Shërbime te Forcës së Posaçme Operacionale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:

Artan Alimuçaj, 41 vjeç, banues në Tiranë

Për këtë shtetas, Prokuroria e Tiranës ka derguar urdhërin për ekzekutimin e vendimit të datës 18.11.2015, të Gjykatës së Tiranës, e cila e ka dënuar me 4 vite burg për Veprën Penale, “Pastrim i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga Neni 287/1 i Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 06/07/2017, ora 13:54

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori