Arrestohet " Dëshmitari X " që shfaqet në përgjimin e Xhafajt?
Pëlqej
Dëshmitari X’, personi i cili është objekti i audio-përgjimit të Agron Xhafajt, vëllai i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, është arrestuar nga policia.

Lajmi ende i pakonfirmuar zyrtarisht nga policia është bërë publik nga eksponentë të opozitës. Ndërsa nga policia nuk ka një konfirmim apo informacion në lidhje me këtë pretendim.

Sipas opozitës, dëshmitari është arrestuar rrugës për në Kosovë, pasi po largohej nga Shqipëria për shkak të frikës së jetës së tij.

Dëshmitari X’, është ndaluar dhe po mbahet nën arrest. Policia kishte ngritur disa postblloqe për kapjen e tij.

Gjithashtu edhe familja e personit që është në audio-përgjimin e PD, është larguar jashtë Shqipërisë pasi ndaj saj po ushtrohet një presion i madh.

Tashmë mbetet të shihet nëse janë të vërteta këto pretendime.
Shtuar më 17/05/2018, ora 12:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori