Arrestohet boksieri shqiptar në Itali, përndiqte ish-të dashurën italiane
Policia italiane ka vënë në pranga ish-boskierin nga Shqipëria për shkak se përndiqte për gati dy vite ish- të dashurën.

Burime zyrtare bëjme me dije se bëhet fjalë për 32 vjeçarin me inicialet V.E, banues në Modena në Itali.

Po sipas këtyre burimeve, shqiptari persekutonte me mesazhe dhe telefonata nga viti 2014 deri në 2016-ën ish-partneren e tij, një 26-vjeçare dhe të dashurin e saj të ri, një 40-vjeçar.

Pas hetimeve që kreu policia e Modenas, atij iu vendos masa e paralajmërimit që mos t’i afrohej ish-të dashurës së tij. Mësohet se viktimë e përndjekjes ka qenë dhe i dashuri i ish-partneres së tij.

Pas kërcënimeve të vazhdueshme, çifti italian është detyruar që të denoncojë shqiptarin në polici, ndërsa tashmë ai nuk mund t’u afrohet afër shtëpisë, as tek vendet e tyre të punës dhe as në lokalet që ata frekuentojnë./albeu.com/




Shtuar më 01/03/2017, ora 16:55

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori