Arrestohet biznesmeni i njohur, falsifikoi dokumente për 100 Ha tokë në bregdet
Biznesmeni i njohur vlonjat Pëllumb Petritaj është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se ky shtetas ka falsifikuar dokumentet për 100 hektarë tokë në zonën e Zvërnecit.

Policia njoftoi se: ”Seksioni i Krimit Ekonomik e Financiar pranë DVP Vlorë, ka bërë ndalimin e shtetasit: Pëllumb Petritaj, 54 vjeç, banues në Vlorë.

Shërbimet e Policisë kanë bërë ndalimin e tij pasi ky shtetas dyshohet të jetë autor i kryerjes së veprave penale “Falsifikimi i dokumentave” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, të parashikuara nga nenet 186/2 dhe 287/3 të Kodit Penal”.

Nga hetimet e kryera, dyshohet se Pëllumb Petritaj ka falsifikuar dokumentacionin e origjinës në lidhje me një sipërfaqe toke prej 100 Ha në zonën e Zvernecit.

Për këto vepra penale, mbi bazën e Vendimit Penal nr.1777, datë 09.10.2018, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Shtuar më 10/10/2018, ora 14:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori