E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Arrestohet biznesmeni i 16 i "Informalitetit", pjesë e skemave mashtruese të TVSH-së
Policia e Tiranës ditën e sotme ka arrestuar një tjetër biznesmen, të 16 në rradhë përsa i përket informalitetit.

Bëhet fjalë për shtetasin Drilon Bareti, me detyrë administrator i subjektit “E.B.A. NDERTIM shpk”, i cili është arrestuar në kuadër të operacionit “Informaliteti”.

Ai dyshohet se ka konsumuar elemente te veprave penale të “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlërën e shtuar”, “ Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve” dhe “Fshehje e të ardhurave”.

Ndërkohë në Gjykatën e Tiranës vijon seanca për 15 biznesmenë të arrestuar për skemë mashtrimi me faturat e tatimit të vlerës së shtuar, policia ka arrestuar një tjetër biznesmen.

Njoftimi i plotë

Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar "Informaliteti".

Shkon në 16 numri i administratorëve të shoqërive dhe kompanive të ndryshme, të arrestuar.

Arrestohet një tjetër administrator i një subjekti privat për “Krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .

Në vijim të operacionit policor të koduar "Informaliteti", në kuadër të cilit u ndaluan 15 shtetas, administrator në kompani dhe shoqëri biznesi, gjatë paradites së sotme nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë u ndalua një tjetër administrator i një subjekti privat i shpallur në kërkim policor konkretisht shtetasi : - D. B.,31 vjeç banues në Shkodër

Vijon puna për kapjen e personave të tjetër të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni

Materialet procedurale ju kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, “Falsifikimi i vulave, stampave ose formularëve”, si dhe “Fshehje e të ardhurave” .


Shtuar më 07/09/2019, ora 14:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori