Arrestohet avokati që përndiqte Sokol Ballën
Duket se lajmet së fundmi për Sokol Ballën nuk kanë të sosur, ndërsa me anë të një njoftimi për mediat nga policia e Durrësit konfirmohet se në pranga ka përfunduar një avokat i cili e përndiqte me anë të sms-ve. Historia e ka zanafillën rreth 4 muaj më parë, ku pas përcjelljes nga ana e avokatit të një sms-je për një emision, ka mjaftuar që mes palëve të shkaktohej një revoltë.

Uniformat blu të Durrësit kanë vënë në pranga avokatin 62 vjeçar, pasi dyshohet se ka përndjekur duke i dërguar mesazhe telefonike gazetarit Sokol Balla.

"Nga Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Durrës, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit Ilir Malindi, 62 vjeç, banues në Durrës, me profesion avokat.

"Ky shtetas, në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur duke i dërguar sms nëpërmjet telefonit celular shtetasit me iniciale S.B., me profesion gazetar", bën me dije policia e Durrësit.

Mësohet se afro katër muaj më parë, gazetari Balla ka bërë një emision për marrëveshjen e detit me Greqinë dhe avokati Malindi i ka dërguar sms informuese.

Balla më pas i është përgjigjur duke i thënë: "Ik mos më shkruaj më". Kaq ka mjaftuar që mes tyre komunikimi të degjeneronte. Lidhur me këtë situatë, një javë më parë, gazetari Sokol Balla ka bërë kallëzim për avokatin, për përndjekje. /albeu.com/
Shtuar më 23/04/2015, ora 10:44

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori