Arrestohet avokati që i çoi drogë në burg klientit
Një avokat është arrestuar, pas dështimit të tentativës për ti futur drogë në qeli klientit të tij. Avokati Ilirjan Dyzeni nga Lezha, u arrestua pas tentativës për ti çuar disa doza lënde narkotike klientit të tij me iniciale M.P.

Arrestimi i tij u bë nga Kontrolli i Sigurisë së Lartë, pasi gjatë kontrollit para se të hynte në takim me klientin, u zbulua lënda narkotike. /albeu.com/
Shtuar më 14/01/2015, ora 10:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori