Arrestohet avokati i cili kërcënonte gjyqtarin
Një avokat në Lezhë është vënë në pranga ditën e sotme, pasi ka kërcënuar një gjyqtar.

Bëhet fjalë për avokatin Ded Guri, 48 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim në datën 11 shkurt.

Portali Albeu bën me dije se avokati i dërgonte mesazhe kërcënuese gjyqtarit, ndërsa ai akuzohet për "kanosje të gjyqtarit".

Jo vetëm kaq por avokati Ded Guri ka kërcënuar edhe gojarisht gjyqtarin. /albeu.com/
Shtuar më 13/03/2015, ora 17:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori