Policia e Lezhës arrestoi mbrëmjen e djeshme avokatin
Gjin Marku. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së Shtetit bëjnë me dije se
avokati nga Mamurrasiu arrestua me akuzën e ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë detyra
publike.
"Më datë 31.01.2017, u arrestua shtetasi në kërkim
Gjin Marku, 51 vjeç, me detyrë avokat mbrojtës, banues në Fushë Mamurras, sepse Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, ka vendosur masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione
publike". Parashikuar nga Neni 245/1 i Kodit Penal"., - njofton
Policia e Shtetit.
Gjin Marku është Kryetari i Shoqatës së Pajtimit të Gjaqeve, ndërkohë
policia nuk bën më
publike detaje që kanë të bëjnë me shkeljen ligjore që ka kryer
avokati në fjalë. /Albeu.com/
Shtuar më 01/02/2017,
ora 09:50